Shija e Mushtit

Ndjesi dhe shije si qëmoti. Lëng rrushi artizanal, 100% natyral, pa alkool dhe pa sheqer.

Bëni Zgjedhjen Tuaj

Shishe Standarde (750ml)

E njëjta cilësi në çdo shishe. Porositni sasinë që dëshironi.

Kutia Familjare (6 Shishe)

Zgjidhja ideale për festa dhe tavolina të mëdha.

Furnizim për Restorante

Kërkoni ofertë shumice? Na kontaktoni për bashkëpunim.

OFERTAT TONA

Dobitë e Mushtit

Mushti shërben si një burim i rëndësishëm i vitaminave C, K dhe A, të cilat mbështesin sistemin imunitar dhe funksionimin e përgjithshëm të organizmit. Përbërësit e tij kontribuojnë në mbrojtjen natyrale të qelizave, ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe mbështesin shëndetin e zemrës. Gjithashtu, prania e antioksidantëve natyralë ndihmon në mbrojtjen e trupit nga plakja qelizore, ndërsa vlerat ushqimore ndihmojnë në proceset e tretjes dhe shëndetin e zorrëve.

Çfarë thonë klientët tanë?

Më bëj një kuti me 6 shishe, se ma kishte sjellë një shoqe vjet që e kish marrë te ju e më ka ngelë në mendje!

Unë i kam marrë 2 shishe t'i bëj provë, shije super. Pastaj mora dhe një kuti, hallall për cilësinë dhe shijen pZ. Flm shumë!

-Ylli D.

★★★★★
★★★★★

-Edlira D.

Hallall i kishte lekët, ishte i mrekullueshëm! U kënaqëm t'u e pi! Nuk e mbaj mend të kem pi ndonjëherë musht më të mirë!

Jam t'u e pi, a mund ta di si mund të porosis? Sepse unë nuk pi asnjë pije tjetër.

★★★★★
★★★★★

-Dava H.

-Vjollca K.

Pyetje të shpeshta

A përmban mushti alkool apo sheqer të shtuar?

- Jo. Produkti ynë është 0.00% alkool dhe nuk përmban asnjë gram sheqer të shtuar. Ëmbëlsia e tij vjen natyrshëm vetëm nga fruktoza e rrushit.

Kur më vjen porosia dhe si bëhet pagesa?

-Porosia ju vjen brenda 24-48 orëve pas dorëzimit në postë. Pagesa kryhet në momentin e dorëzimit të porosisë nga korrieri në adresën tuaj.

Kush mund ta konsumojë mushtin?

-Duke qenë një produkt 100% natyral dhe artizanal, ai është i sigurt dhe i këshillueshëm për cdo moshë dhe këdo që kërkon një alternativë pijesh natyrale dhe të shëndetshme.

Si duhet të ruhet produkti para dhe pas hapjes?

-Shishet e mbyllura mjafton t'i ruani në një vend të freskët dhe larg rrezeve të diellit. Pas hapjes, mushti duhet të ruhet patjetër në frigorifer dhe të konsumohet brenda 2-3 javëve.

Si rekomandohet të shërbehet për shije maksimale?

-Për të shijuar të gjitha nuancat e aromës, rekomandojmë ta konsumoni të ftohtë nga frigoriferi ose ta shoqëroni me kuba akulli.

Jam me diabet, a mund ta konsumoj?

-Edhe pse mushti jonë është 100% natyral dhe pa shtesa artificiale, në raste diabeti ose sëmundje të tjera specifike, ju lutemi të konsultoheni me mjekun tuaj përpara konsumimit.

Bëhuni Pjesë e Shijes

Zbuloni ofertat e para dhe risitë tona.